ARSIMI

Shkolla “Vesel Muja” shënoi shtatëvjetorin e themelimit

Shkolla e Mesme e Ultë “Vesel Muja” në Mihir, ka shënuar shtatëvjetorin e themelimit dhe të punës së suksesshme. Me këtë rast, drejtori i shkollës “ Vesel Muja”  në Mihir,  Ajvaz Beqiri, ka shprehur falënderim të veçantë për krijuesit letrarë dhe poetin Hysen Këqiku si dhe Kompaninë “Led-com” nga Gjilani, e cila ka dhuruar disa kompjuterë për këtë shkollë.

vajza

Në këtë ditë të shënuar për shkollën “Vesel Muja”, krijuesit letrarë kanë deklamuar krijime të tyre, të shkruara në poezi e në prozë. Edhe nxënësit e shkollës, kanë garuar me krijimet e tyre. Ata në këtë shkollë janë të tubuar në Grupin Letrar „Ali Huruglica“ dhe me punimet e tyre kanë lënë përshtypje të jashtëzaknoshme. Janë shpërblyer tri vendet e para. Poetët tanë, kanë dhuruar disa libra për bibliotekën e shkollës, libra këto që do ta begatojnë këtë bibliotekë dhe për çka nxënësit, stafi i mësimdhënësve dhe drejtoria u janë mirënjohës.

Kompania „Led-com“ me pronar Refik Ramadani, ka dhuruar gjashtë kompjuterë për këtë shkollë, sikurse edhe pajisje të tjera teknologjike. Këto pajisje do të shërbejnë për mësimnxënie më të avancuar në të gjitha fushat e në veçanti, në lëmin e teknologjisë, për çka shkolla i është mirënjohëse kësaj kompanie.

kompjuteri

You Might Also Like