Ministria e Arsimit pritet të marrë vendimin për ndalimin e telefonave celularë nëpër shkollat e Kosovës si për mësimdhënës, ashtu edhe për nxënës. Paralajmërimi i një vendimi të tillë ka ngjallë reagimet e para.
Arben Mehmeti nga LDK nuk e sheh këtë problem si më të rëndësishmin në shkollat tona, ngase sipas tij shkollat tona kanë problem më të mëdha se sa përdorimi i telefonave celularë.
Ja një postim i plotë i tij në facebook:
Ministria e Arsimit ka shumë probleme më të mëdha që të merret, disa nga to janë ndalimi i ekskurzioneve që është problem shumë serioz, ndalimi i financimit nga nxënësit për infrastrukturë shkollore, organizimi i kurseve nga mësimdhënësit e të njejtës shkollë për nxënësit e asaj shkolle, shkarkimin e çantave nga mbingarkesa, biznesin me uniforma, biznesin me fotografime, përdorimin e hapësirave shkollore për biznese private, organizimin e ditëlindjeve të mësimdhënësve dhe nxënësve në shkolla dhe shumë probleme më të mëdha se sa ndalimi i telefonave mobil.
Ndalimi i telefonave mobil është problemi më i vogël në arsim dhe nuk duhët të llogaritet ndonjë e arritur dhe se kjo kompetencë është e nivelit lokal jo e Ministrisë prandaj edhe kjo është një ndërhyrje në kompetencat e komunave të cilat nuk janë të obliguara të zbatojnë.