ARSIMI

SHMM ”Kongresi i Manastirit” në Pozharan shënoi 8 vjetorin e Pavarësimit si institucion shkollor në vete

SHMM ”Kongresi i Manastirit” në Pozharan shënoi 8 vjetorin e Pavarësimit si institucion shkollor në vete

– Shkolla Mesme Mikse ”Kongresi i Manastirit” në Pozharan me një solemnitet rasti, ka shënuar Ditën e shkollës përkatësisht 8 –vjetorin e pavarësimit nga ajo e Vitisë

Shkolla e mesme mikse ”Kongresi i Manastirit”, në Pozharan duke shenuar sot Ditën e shkollës, me një solemnitet rasti, ka kujtuar kështu edhe 14 Nëntorin e vitit 1908 kur atëbotë para 114 viteve në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, një ngjarje kjo e rëndësishem e historike me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Në këtë manifestim kanë marrë pjesë Fatbardha Emini, drejtoreshë e Arsimit,, përfaqësues të autoriteteve komunale, mësimdhënës she ish mësimdhënës që tashm jane pensionuar si dhe prindër të kësaj shkolle e mysafirë të shumtë.

Drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini,pasi ka uruar nxënësve dhe arsimtarëve të kësaj shkolle Ditën e Shkollës, kërkoi nga ata që të vazhdojnë me sukseset e arritura deri tash në këtë vatër të diturisë duke shtuar se institucionet komunale të komunës do të ndihmojnë këtë shkoll në të gjitha aspektet që ajo ka nevojë.

Ajo më pastaj së bashku me drejtorin e kësaj shkolle Mufail Halabakun ka ndarë mirënjohje nga Drejtoria e Arsimi si dhe drejtoria e shkollës mësimdhënsve por edhe disa qytetarëëve që kanë kontribuar në fushën e arsimit por edhe aty që kanë kontribuar në këtë shkollë.
Kështu me mirënjohje janë nderuar:
Fadili Rama,ish drejtor I shkollës si dhe Bekim Zuka, Kryetar i Keshillit Drejtues te Shkolles, Xhemile Syla profesoresh,Jahja Halabaku, Xhavit Alidema, Sami Arifi si dhe Ilir Zuka,Administrator I fshatit.

Për të pranishmit nxënësit e kësaj shkolle cfaqen një program të pasur kulturor-artistik. Ndryshe, Shkolla Mesme Mikse “”Kongresi i Manastirit” në Pozharan, numëron mbi 200 nxënës nga ky lokalitet, por edhe nga fshatrat dhe lokalitet që gravitojn në këtë lokalitet më të madhë të komunës së Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like