Futboll

Shotani: Gjilani dënoi pakujdesinë tonë

Bekim Shotani mendon se rezultati nuk ishte i drejtë në bazë të asaj që ekipet treguan në fushën e lojës, madje ai beson se niveli i skuadrave të Superligës është i përafërt.

“Nuk e pashë që Gjilani ishte më i mirë se ne. Në fakt dy ekipet patën rastet e veta, mundësitë e veta, por njëra i shfrytëzoi, ndërkohë tjetra jo. Ky ishte dallimi i vetëm. Ne gabum në vendosje dhe pësuam golat. Tentuam që të riktheheshim, por mundësitë që patëm nuk i realizuam. Gjilani nuk bëri diçka më shumë se ne për këtë rezultat, vetëm se i konkretizoi rastet”, deklaroi Bekim Shotani pas ndeshjes për “Super Sport Kosova”.

44 vjeçari gjithashtu foli edhe për planin e punës të cilën do ta aplikojë gjatë këtij pushimi.

“Jemi rikthyer në Superligë pas tri vitesh dhe kemi bërë shumë ndryshime. Po luajmë mirë dhe po krijojmë raste, kjo është me rëndësi. Dallimi ndërmjet skuadrave është vetëm në nuanca të vogla. Vushtrria nuk ka shumë dallim nga Gjilani apo skuadra tjera. Tashmë do të shkojmë në pushim dy javor, ndërkohë që do të tentojmë gjatë kësaj kohe të rehabilitohemi dhe të përmisojmë defektet tona”, përfundoi Shotani.

You Might Also Like