Viti

Shtimi i numrit të aksidenteve, shqetësuese për Institucionet komunale dhe policinë

 Kohët e fundit, në komunën e Vitisë janë shtuar rastet e aksidenteve në trafik. Sipas raportit të policisë, brenda muajve të fundit, kanë ndodhur 6 aksidente në këtë komunë që kanë rezultuar me 7 të vdekur, ndërkohë që numri i të lënduarve është tejet i madh. Ky është një shqetësim edhe i qytetarëve, por edhe Institucioneve komunale.

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka ftuar një takim me mekanizmat e sigurisë dhe drejtoritë komunale, që kanë të bëjnë me komunikacionin dhe shërbimet publike. Në këtë takim të kryetarit Haliti me komandantin e policisë në Viti Afrim Halilin dhe drejtorin e Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi e atë të Inspektoratit Skender Ahmeti, u shqyrtuan mundësit e intervenimit në infrastrukturën rrugore me sinjalistikë që tërheq vëmendjen e ngasësve, apo edhe të rregullimit të ishujve rrugor, në disa udhëkryqe që konsiderohen me rrezik për këmbësorët dhe në përgjithësi qytetarët.

 

Si vende që u identifikuan me rrezikshmëri më të lartë ishin udhëkryqet: në rrugën për Beguncë, udhëkryqi tek rruga për Pozharan, pastaj udhëkryqi tek pompa e derivateve Alidemaj në Viti, udhëkryqi në Ramnishtë, si dhe udhëkryqi i rrugës Remnik-Nasal.

Ata u pajtuan që të merren masa sa më shpejtë në këto vende, por edhe vende të tjera që konsiderohen si të rrezikshme, e të cilat do ti paraqesë kryetari Haliti në instanca më të larta.

Po ashtu, u shqyrtuan edhe mundësit për vendosjen e barrierave nëpër disa zona që mund të ndikojn në ngadalsimin e shpejtësisë, sidomos në vendbanime apo afër institucioneve shkollore.Aziz Zuka

You Might Also Like