OPINION

S’KA MARRËVESHJE

Shkruan: Gani Neziri

S’ka marrëveshje, sepse “s’kanë” përgjegjësi!

S’ka marrëveshje, sepse s’kanë vullnet asnjëra palë për t’u kuptuar për marrëveshje.

S’ka marrëveshje, sepse, kryeneqët nuk dijnë dhe as nuk duan të bëjnë KOMPROMIS, sepse, ndjehen të mundur e të dorëzuar para njëri-tjetrit.

S’ka marrëveshje, sepse, ata nuk e dijnë që KOMPROMISI është çelsi i politikës së suksesit.

S’ka marrëveshje, sepse u mungon dija e mjaftuar për të kuptuar saktë domethënien e nocionit SHTET. Madje, nuk e dijnë as përgjegjësinë që duhet patur për të udhëhequr me shtetin dhe për t’u sjellur brenda ligjeve dhe rregullave që ka shteti.

Në fakt, ata gjithsesi që do ta dijnë përmendësh përkufizimin filozofik për shtetin (më mirë nga unë) ashtu si e kanë mësuar në shkollë por, duket se nuk e kanë mësuar dhe as kuptuar PA-PËRGJEGJËSINË për shtetin.

-II-
Që të dy janë të zgjedhur nga vota e “lirë” e popullit.

Që të dy kanë manipuluar me votuesit dhe votat e votuesëve, secili në formën dhe mënyrën e vet.

Që të dy e kanë vënë në PIKËPYETJE funksionimin normal të shtetit?!

Që të dy janë të pamerituar për pozicionet që mbajnë dhe nuk i kanë të qarta detyrat dhe kompetencat e tyre.

Në fakt, Kryeministri e ka të qartë çka po kërkon; Moskompromisi për grevën është rruga më e pahetueshme nga mbështetësit e tijë që të lirohet-shkarkohet nga kjo pozitë e përgjegjësive të mëdha kombëtare që e presin këto ditë Kosovën.

Por, Kryesindikalisti, hiq fare nuk e ka të qartë se kujt po i shërben; mësuesëve apo kryeministrit?!

Opozitarët gjynahqarë, LDK, PDK e AAK, të përkushtuar deri në palcë për t’i fryrë “zjarrit” të grevës, duke pritur si hienat në Savanë; helbete mos po del diçka nga kjo grevë për ata.
Të padijshëm total e të padenjë për të marrë përgjegjësi shtetërore.

Po presim dhe pa le të shohim!

You Might Also Like