Sportet luftarake

Skandaloze – Në Romë të Italisë, gjyqtarët ia marrin fitoren e pastër boksierit Leotrim Rexhepit

Skandaloze – Në Romë të Italisë, gjyqtarët ia marrin fitoren e pastër boksierit Leotrim Rexhepit

Boksieri Leotrim Rexhepi ka zhvilluar meqin e tij të pestë në ringun profesionist në Romë të Italisë, ndaj boksierit Italian, Salvadore Contino, duke treguar boks spektakolar, por gjyqëtarët e këtij mecin morën një vendim skandaloz duke ia dhuruar fitoren boksierit vendas.

Rexhepi për gjashtë raunde dukshëm ishte më i mirë se kundërshtari i tij Contino, duke fituar përkrahjen e publikut në sallë por ajo që ndodhi pas përfundimit të meqit ishte e paparë në boksin profesionist, ku gjyqëtarët me dy duar ja japin fitoren boksierit i cili ishte disa herë pranë dorzimit të meqit.

Me këtë ndarje të drejtësisë shikuesit në sallë edhe pse ishin kryesisht nga Italia, për këtë padrejtësi me ovacione  e duartrokitje boksierin Rexhepi e kanë përcjellë gjerë në largimin e tij nga salla.

“Për gjashtë raunde isha dukshëm më i mire, në cdo pikpamje e kam deklasu kundërshtarin por ja që gjyqëtarët Italian ma morën fitoren e pastër si loti, edhe vet stafi i boksierit Salvadore Contino ishte i befasuar me vendimin e gjyqëtarve të këtij meqi”, ka theksuar i mërzitur Leotrim Rexhepi.

Menaxheri i Leotrim Rexhepit, Albi Sorra, i cili ka një përvojë të gjatë në ringjet evropiane i befasuar për këtë vendim të gjyqëtarve ka bërë të ditur.

“Leo është super boksier, sonte tregoi super përformancë që e përgëzoj nga zemra. Pavarësisht qfarë vendosën gjyqëtarët, ne sonte fituam zemrën e publikut – fituam ovacione dhe mbështetje të mëdha nga cdo shikues i këtij meqi, jam shumë krenar që në mesin tim kam një boksier të madhë siq është Leotrim Rexhepi”.

Në video mund ta shikoni mecin e boksierit Leotrim Rexhepi dhe vendimin skandaloze të gjyqtarëve të kësaj përballje.

GICWmABEtfSHQJEBALXwfSvR5Vk5bv4GAAAF

You Might Also Like