Kështu tha Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kryetar i degës së LDK-së në Viti, mbrëmë gjatë nisjës zyrtarisht të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Kosovë sikur edhe zyrtarishtë është bërë promovimi I kandidaturës së z.Faruk Nura , kanididatë për deputet nga dega e LDK-së në Viti.
Ai gjatë fjalimit të tij përmendi të arriturat e qeverisë qendrore nën udhëheqjen e LDK-së.Tha se i duhet edhe më tej përkrahja e juaj për listën e LDK-së,e cila prej ne fillim deri ne fund është shpresë për Kosovën.
Në këtë tubim ishin të pranishëm edhe kandidatët tjerë për deputet: Hykmete Bajrami-ministre në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë,Lirije Kajtazi-kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së,Isa Agushi,kandidat për deputet nga Zhegra. Edhe në këtë tubim promoves të kandidatit Faruk Nura të gjithë në fjalimet e tyre bën apel që të votohet Kandidati I komunës së Vitisë nga lista e LDK-AKR-Alternativa. Z.Faruk Nura . Kandidati për deputet nga dega e LDK-së në Viti Faruk Nura, duke shpalosur pragramin zgjedhor të tij para të tubuarve kërkoi përkrahje nga banorët e komunës së Vitisë q të votojnë ate në ditën e zgjedhjeve
si dhe listën e koalicionit. Ai gjithashtu falenderoi të pranishmit për perkrahjen e tyre. m
Ndryshe deri më tani në takimet parazgjedhore me elektoratin e vet LDK-ja dega në Viti ka mbajtur takime madhështore të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në fshatrat Radivojc,Budrikë të Epërme dhe Devajë, Ramnik, Ramjan, Novo sellë, Sllatine e Eperme dhe e Ulët, Trestenik ,Pozharan,etj.
Në keto takime morrën pjesë Sokol Haliti,kryetar i degës së LDK-së në Viti,kandidati për deputet nga dega e LDK-së në Viti Faruk Nura dhe ministrja Hykmete Bajrami,kandidate për deputete.
Ne fjalën e tij kryetari i Komunës së Vitisë Haliti përmendi të arriturat e qeverisë qendrore,përkrahjen e saj për Komunën e Vitisë,ku theksoi kyqjen në autostradë,ku nënshkruese ka qenë edhe ministrja Bajrami e cila është nga Radivojci.Ai përmendi edhe parkun industrial në të cilin rolin kryesor e kishte ministrja Hykmete Bajrami!
Haliti tha se koalicioni LDK-AKR-Alternativa është koalicion i shpresës,integrimit dhe prosperitetit evropian.Ky ekip udhëhiqet nga nje ekspert dhe një ministër i cili ka qenë më i suksesshmi në qeverinë e Kosovës e ky është kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti.
Ai u bëri thirrje të pranishmëve që të përkrahin LDK-ne dhe në mënyrë të organizuar të dalin masovikisht dhe të përkrahin kandidatët për deputetë nga lista e LDK-së,Faruk Nurën,Hykmete Bajrami dhe kandidatin për kryeministër Avdullah Hotin.
Në vazhdim të pranishmëve iu drejtuan edhe kandidatët për deputetë Hykmete Bajrami dhe Faruk Nura, të cilet shpalosën disa nga pikat e
Programit zgjedhor të tyre duke premtuar të [paranishmëve se do të jenë “Zë” I tyre në parlamentin e Republikës së Kosovës për të mbrojtur interest e tyre dhe do të jene në shërbim të tyre. Aziz Zuka