Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të vdekjes dhe 1 mijë e 448 raste të reja me COVID-19, raporton Express.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 12 mijë mostrave.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892”, ka njoftuar MSH’ja.
Ndërkohë, janë shëruar 1 mijë e 421 ./Gazeta Express
Njoftimi i plotë i Ministrisë:
03 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës.
Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.
Në total numri i rasteve aktive është 26.525.