Sot në një takim të lartë ushtarak amerikan, ndihem i privilegjuar dhe krenar të marr pjesë në ftesën e nivelit më të lartë të marinsave dhe aviacionit luftarak, ku ishin prezentë të gjithë gjeneralët më të lartë të ushtrisë amerikane, e veçmas i gëzuar me prezencën e gjeneralit më të fuqishëm në botë, i cili e ndihmoi çlirimin dhe lirinë e Kosovës, T. Micheal Moseley.
Ky takim u mbajt për analizën e gjendjes së fundit dhe hapat e mëtejshëm të sigurisë dhe paqes. Në këtë takim m’u dha mundësia të përshëndesja udhëheqësit më të lartë amerikanë, edhe ata që kur isha fëmijë, ata luftuan në Kosovë. Marinsat dhe aviacionet luftarake i përshendeta me fjalën përmbyllëse: “Ju jeni ata, që së bashku me ndihmën e UÇK-së, sot mua që isha 10 vjeçar në kohë lufte, më erdhi mundësia t’ju them faleminderit Amerikë dhe gjithë juve që sot, falë juve, unë dhe gjithë populli i Kosovës, jemi të lirë. Ne do jemi vëllezër tuaj deri në vdekje, sepse ju na ndihmuat që sot populli shqiptar i Kosovës e gëzon lirinë, dhe fëmijët e mi po lexojnë historinë se si një popull me aq shumë vuajtje e pushtim, u lirua me ndihmën tuaj nga një agresion serb. Dua t’ju them: Populli i Kosovës është një vëlla i juaj. Ju falënderojmë përjetësisht dhe na keni në anën tuaj kudo dhe kurdoherë!”