Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Taulant Kelmendin, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet në fushën e arsimit në këtë komunë.
I pari i komunës, tha se janë të përkushtuar për më shumë investime nëpër shkolla, për rritje të cilësisë në arsim dhe për një rini të shëndoshë.
Zëvendës ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, tha se me kryetarin Hyseni, kanë diskutuar rreth arsimit në Komunën e Gjilanit, investimet dhe projektet e reja që do të përmirësojnë infrastrukturën arsimore atje.
“Përkushtimi ynë i përbashkët është krijimi i kushteve më të mira për mësim dhe zhvillim të fëmijëve dhe të rinjve përmes projekteve të reja dhe inovative të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Komunës së Gjilanit’, tha Taulant Kelmendi.