Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Fondacionin Kosovë-Luksemburg, konkretisht të projektit „Gjenerimi i të ardhurave“ sot në Viti 11 të rijnë kanë pranuar certifikatat pasi që ata kanë përfunduar një trajnim profesional për elektroinstalues në Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu”në Viti.
Bëhet me dije se një grup tjetër është duke vazhduar të trajnohet në fushën e rrobaqepësisë. Në ceremoninë e ndarjes së këtyre certifikatave kanë marrë pjesë Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim si dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i cili njëherit është edhe koordinator prej komunës në projektet me Fondacion Kosovë-Luksemburg./Aziz Zuka