Të shtunën, më 26 tetor 2024, me fillim nga ora 11oo, në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan, bëhet promovimi i librit “Shkolla e popullit: dhjetë vjet lufte të pa dhunë në Kosovë 1990 – 1999” i autorëve nga rajoni i Alzasit (Francë) Jean-Yves Carlen, Jean-Marc Muller dhe Jean-Claude Moog. Libri flet për mbijetesën e shkollës shqipe në Kosovë gjatë viteve të nëntëdhjeta me një vënie në pah të analogjisë në rrezikim gjuhësh edhe gjetiu, me theks në atë alzasishte.
Po aty do të promovohet edhe përmbledhja me tregime “Re përrallore” e autorit Jean-Yves Carlen, një vepër me motive nga Kosova.
Librat janë të përkthyer në gjuhën shqipe.