Gjilan

Telegram ngushëllimi nga Lutfi Haziri, me rastin e vdekjes se ish-kryetarit të Klines  Prenk  Gjetaj

Telegram ngushëllimi nga Lutfi Haziri, me rastin e vdekjes se ish kryetarit të Klines  Prenk  Gjetaj.
E nderuara familje Gjetaj
Me pikëllim të thellē dhe dhimbje të madhe,  e mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit tim, veprimtarit, atdhetarit dhe  ish-kryetarit të komunës së Klinës, Prenkë Gjetaj.
Ai ka dhënë një kontribut të madh në Klinë, si profesor, si  kryetar i Degës së LDK – së, dhe si kryetar komune në Klinê.
 Unë do ta kujtoj si një njeri i dashur, i sjellshëm, i afërt, punëtor, e mbi të gjitha i sinqertë e atdhetar.
 Kjo humbje e madhe nuk është vetëm për Familjen tuaj, por edhe për LDK-në Klinën  dhe mbarë vendin tonë.
Në këto momente të rënda pikëllimi, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve kolegëve e farefisit.
Lamtumirë, miku im !
Shpirti i tij u prehtë në Parajsē !

You Might Also Like