LAJME

Themelohet grupi punues për ndryshimin e gjendjes së komunitetit rom

Gjilan, 1 tetor 2018 – Grupi punues për Komunitetin rom, i themeluar nga kryetari Lutfi Haziri, me një përbërje të institucioneve të ndryshme komunale, që udhëhiqët nga nënkryetari Arbër Ismajli, ka mbajtur sot takimin e parë dhe ka vlerësuar të rëndësishme nevojën e intervenimit të menjëhershëm në dy lagjet ku është I koncentruar komuniteti rome në Gjilan.

Nënkryetari Ismajli, ka thënë se kjo trupë e përbërë nga udhëheqësit e institucioneve të ndryshme në Komunën e Gjilanit, është në funksion të ndryshimit të gjendjes në të cilën ekzistojnë Komuniteti rom.

“Kryetari i Komunës e ka themeluar këtë grup punues me qëllimin e ndryshimit të gjendjes në komunitetin rom, sepse atje ka nevojë të menjëhershme për rrënim të objekteve të cilat janë kërkesë e vet komunitetit, e ekspertëve të sigurisë dhe njëkohësisht preventivë e dukurive negative. Bashkërisht do të vlerësojmë të gjitha kërkesat që vijnë për këto dy lagje, sepse atje do të punojmë në infrastrukturë, rrugë, ndriçim dhe trotuare, por edhe infrastrukturë tjetër. Kryetari Haziri është zotuar për ndërtimin e dy shtëpive gjatë të ardhmes për këtë komunitet, por njëkohësisht edhe trajtimin e kërkesave të tjera”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Edhe përfaqësuesit e tjerë kanë ofruar bashkëpunimin e tyre të plotë për ndryshimin e gjendjes së rëndë që është në këtë lagje.

Për ndryshe, Komuna e Gjilanit ka ndërmarrë hapat e parë, që në këto lagje të rrënohen objektet që janë të pabanueshme dhe të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve.

You Might Also Like