Futboll

Tovërlani: Ishim më të përgatitur

I lumtur pas fitores ndaj Dritës me rezultat minimal 1:0, Afrim Tovërlani, kryetrajneri i Feroniklit ka theksuar:

“Nuk mund të them se jam i kënaqur me lojën e skuadrës, pavarësisht se kishim disa mungesa tepër të rëndësishme si Behar Maliqi dhe Mentor Zhdrella, të cilët janë vështirë të zëvendësueshëm. Ne treguam se jemi më të përgatitur se skuadra rivale sidomos në pjesën e dytë edhe pse kemi mundur të dënohemi në disa raste.” Sipas tij, fitorja mund të ishte më bindëse por se ekipi i tij u dëmtua.  “Ne u dëmtuam nga një penalti e pastër e mos akorduar dhe një gol i cili nuk e di nëse kishte kaluar vijën apo jo. Ne nuk kemi fituar me fat, sepse ishim agresiv dhe kërkues që nga fillimi i ndeshjes dhe me meritë e fituam atë”, tha Tovërlani, skuadra e të cilit të mërkurën e pret Llapin.

 

You Might Also Like