Viti

U 𝐚𝐬𝐟𝐚𝐥𝐭𝐮𝐚 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐞 𝐂ë𝐫𝐫𝐧𝐞𝐥𝐢𝐭 𝐧ë 𝐒𝐤𝐢𝐟𝐭𝐞𝐫𝐚𝐣

𝐔 𝐚𝐬𝐟𝐚𝐥𝐭𝐮𝐚 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐞 𝐂𝐞̈𝐫𝐫𝐧𝐞𝐥𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐤𝐢𝐟𝐭𝐞𝐫𝐚𝐣

Për të parë nga afer punimet në asfaltimin e aksit rrugor të Cernelit në fshatin Gjylekar, Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot këtë fshat dhe nga afër ka përcjell për disa momente punët që po bëhën në asfaltimin e kësaj rruge. Kjo rrugë parashihet të asfaltohet në një distancë mbi 1 kilometër e gjysmë dhe është shumë I mirëpritur nga banorët e këtij lokaliteti.

Rruga lidhet me rrugën alternative që shpie në Mogillë dhe Viti dhe është mirëpritur nga banorët pasi që pjesa dërmuese e bujqve të këtij fshati, e shfrytëzojnë atë për qasje në tokat bujqësore.

“Kjo rrugë, pos që do të mundësoj qarkullimin për qasje më të lehtë në tokat bujqësore, kualiteti i së cilës konsiderohet si më i mirin ë komunën e Vitisë, gjithashtu lidh edhe fshatrat Mogillë, Skifteraj, Budrikë e Remnik.
Ky projekt rrugës në Skifteraj, do të jetë shumë i dobishëm edhe për finalizimin e projektit të Zonës Industriale”, tha kryetari Haliti gjatë vizitës së punimeve gjatë asfaltimit të rrugës.
E Isa Sadiku, banorë i fshatit Skifteraj, falënderoi institucionet komunale për realizim të këtij projekti, duke theksuar se është shumë i domosdoshëm.
Aziz Zuka

You Might Also Like