Gjilan

U arrit që të riparohen dëmet në trafon “Dardania”, rikthehen shërbimet shëndetësore

Flaka që i ka dalë një trafostacioni në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dardania” në Gjilan, pos që ka ndërprerë shërbimet në këtë institucion shëndetësorë, ka lanë pa energji elektrike familje të tëra në këtë anë.

Në orët e mbrëmjes kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar këtë qendër dhe ka mbajtur një konferencë me gazetarë, ku ka theksuar se problemi tash është zgjidhur dhe ekipet mjekësore kanë filluar punën e rregullt. Në këtë kohë të vështirë, të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime mjekësore e sidomos në këtë kohë të gripit sezonal, mund të marrin shërbime mjekësore. Ai ka shtuar se është mirë që tashti janë shtuar edhe dhomat e kontrollit e që në katin e parë janë dy të tilla dhe se ka një dhomë të veçantë për fëmijë, ka thënë kryetari Hyseni, që ka shtuar se edhe ai vetë kishte sjellë vajzën e tij për kontroll në këtë qendër.

Sipas Hyeenit, numri i të sëmurëve me grip sezonal është rritur tej mase, por ai beson do të arrihet që të tejkalohet edhe kjo gjendje.

Drejtoresha e QKMF-së, Arbenita Hajdari, ka falënderuar kryetarin për angazhimin dhe ka shtuar se këtu ofrohet një numër i madh i shërbimeve, duke nisur nga vaksinimi antikovid, vaksinimi i zakonshëm, ndihma e shpejtë e shërbimet të tjera. Ajo ka shtuar se falë punës së punëtorëve të KEK-ut dhe të kryetarit të komunës, qendra është rikthyer dhe po jep shërbime shëndetësore për nevojat e qytetarëve.

You Might Also Like