Shkruan: Shemsi Doda
“Jam unë ajo”
Teksti:Valmira Thaçi & Diturie Neziraj
Regjia: Erson Zymberi
Aktore: Tringa Hasani ,Semira Latifi
Dy nëna të reja pas lindjes ballafaqohen me probleme të një natyre që ishte e panjohur për to e gjithë situatat që përjetojnë nga rrethi familjar lagja e farefisi edhe të qenurit nanë i frustron dhe tjetërson tej mase aq sa nuk janë vetja e tyre ,e ktu fillon shtjellimi i dramës personale të dy shoqeve .
Gjatë shfaqjes kisha përshtypjen që Regjisori Erson Zymberi nuk kishte tentuar të zhvillonte karakteret e personazheve por thjesht na paraqiti gjendjen emocionale të personazheve gjë të cilën e arrin me sukses duke na ballafaquar me realitetin që na rrethon dhe ” sakrificën” e nënave të reja .
Rolet ;
Ato sekuenca emocionale që i luajtën aktoret Tringa Hasani dhe Semira Latifi ishin aq bukur të punuara saqë në momente tjetërsimi dhe aktrimi mendoja se luanin vetveten ,pra thënë troç ishin perfektë edhe pse të kufizuara në skenë.
Skena: E konceptuar si kamertale e gjitha luhet në një sofër të madhe e mbi kokë u rri tehu i një “thike” gjigante si tehu i jetës që jetojmë në mes nevojave dhe obligimeve.
Kostumet : Origjinale një pasqyrim i traditionalës dhe modernës si i yni real.
Rekuzita të shumta që mundësojnë pasqyrim real të veprimeve skenike.
Dritat &Muzika : Origjinale në ndihmes të shfaqjes me veçori specifike .
Shfaqja pati efekt të mirë në publik që e duartrokitën
gjatë.