Arti pamor

U hap ekspozita e maturantëve “Diploma 2023”

 

Në Shkollën e Mesme të Lartë të Arteve Pamore “Adem Kastrati” këtë të hënë është hapur Ekspozita e Maturantëve “Diploma 2023” nga nxënësit maturantë të Drejtimit të Pikturës, paralelja XII/1.

Kjo ekspozitë është titulluar “Diploma 2023” dhe siç ka theksuar Avni Behluli, profesor në këtë vatër të arsimit e të talenteve janë shpërfaqur punimet nga lënda Anatomi akt i mbrëmjes. Sipas tij, kjo ekspozitë është promovimi dhe lobimi më i mirë që i bëhet kësaj shkolle dhe njëherit është edhe nxitje për talentet e ardhshëm që duan të jenë pjesë e kësaj shkolle./kryelajmi.com/.

You Might Also Like