Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur që sot në Kosovë u hap zyrja e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, kryesuar nga kryetari Nazmi Viqa, dhe po ashtu nga Kryetari i Nderit i këtij unioni, Lazim Destani.
Me hapjen e kësaj zyreje po fillon një epokë e re për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.
Besoj fuqishëm se së shpejti projektet e biznismenëve shqiptaro-gjermanë do të jetësohen në Kosovë, për të ulur papunësinë dhe për të krijuar perspektivë më të mirë për të rinjtë tanë.
Ukë Blakaj