Sot në selinë e FFK-së është mbajtur Kuvendi i Punës i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, me pjesëmarrjen e themeluesve dhe delegatëve të tij.
Me këtë rast u aprovua me unanimitet statuti dhe aktet normative të LRF Gjilanit, ku themelues është FFK, bashkë me anëtarët e regjionit. Kësisoj, u hap rruga për të kompletuar dokumentet e shkollave dhe klubeve për licencim dhe për vërtetime të sponsorizimit.
Pas dorëheqjes së Malazog Hoxhës nga pozita e kryetarit të LRF Gjilanit, është hapur rruga për të mbajtur zgjedhjet e reja në këtë regjion, e ku do të zgjidhen të gjitha organet.
Gjatë punimeve të këtij Kuvendi delegatët u zotuan se shumë shpejt LRF Gjilani do të ketë kryetar dhe bord të ri, por edhe administratë funksionale.