ARSIMI

U pensionuan Sabit Marovca dhe Shefik Sopi, punëtorë të vyeshëm të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”

Sabit Marovca dhe Shefik Sopi, dy punëtorë të vyer të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan janë nderuar me mirënjohje nga drejtoria e shkollës, pasi që me plot sukses kanë kryer misionin e tyre dhe kanë mbërri moshën e pensionimit.

Të dy juristë, Sabit Marovca, sekretar i shkollës dhe Shefik Sopi, dikur gazetar në Televizionin MEN e së fundi punëtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë punuar në këtë shkollë prej themelimit të saj, kurse për kontributin e dhënë për ta fjalë miradije ka thënë Bekim Mustafa, drejtor, i cili këta dy punëtorë të vyeshëm i ka cilësuar të përpiktë dhe pedant në punë dhe të gatshëm që në çdo kohë të janë pranë palëve, të cilëve u kanë ofruar shërbimet e duhura.

Ngjashëm është shprehur edhe Agim Asllani, zëvendësdrejtor në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti”, i cili ka thënë se dy punëtorët e sapo pensionuar kanë qenë shumë të afërt me kolegët e tyre, bashkëpunues dhe punëtorë të mëdhenj.

Sabit Marovca dhe Shefik Sopi janë shprehur të lumtur që kanë punuar në një kolektiv siç është Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”. Ata kanë theksuar se  gjithnjë kanë patur përkrahjen e drejtorisë dhe të kolegëve, andaj i kanë falënderuar për bashkëpunimin.

Drejtoria e Gjimnazit i ka nderuar me mirënjohje dy punëtorët e pensionuar.

Kolektivi i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kolegëve Shefik Sopi dhe Sabit Marovca u dëshiron jetë të gjatë dhe të lumtur pranë më të dashurve të tyre.

You Might Also Like