ARSIMI

U përurua Salla e Sportit në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Ditën e Shkollës, më 25 tetor, që njëherit është edhe datëlindja e kimistit të njohur Xhavit Ahmeti, i cili aksidentalisht kishte humbur jetën në një udhëtim zyrtar për mbrojtjen e arsimit shqip, është përuruar Salla e Sporteve, e cila do të jetë në shërbim të nxënësve të gjimnazit.

Shiritin përurues e kanë prerë, Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, Qemajl Ahmeti, vëlla i Xhavit Ahmetit, Bardhyl Syla, ushtrues i detyrës së Drejtorit për Arsim në Gjilan, Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe Sami Hoxha, drejtor i Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini”.

Kjo sallë moderne në ditët në vijim pritet të kompletohet edhe me pajisje të tjera, kurse që nga kjo e enjte ajo do të jetë në shërbim të nxënësve.

You Might Also Like