Mehmetali Rexhepi
U shua Shyqri Nimani artisti figurativ dhe i shumë prirjeve tjera artistike! U shua një figurë frymëzuese e këngës, e fjalës, e ngjyrave të brushës… Ishin tërheqëse këngët e lehta të tij, të cilat freskonin vapën e rinisë time, si: Adriatiku, Iliriana, Studenti dhe dashuria, Etja dh zogj e të tjera. Ilustrimet me shije të dhjetëra ballinave të librave artistikë; edikumi i brezave të artistëve anë e kënd trojeve shqiptare, si dhe rrezatimi kulturor i personalitetit Tij si artist profesionist dhe, si njeri i vlerave të larta kulturore kombëtare dhe evropiane, padyshim pasuruan, begatuan, lartësuan dhe fisnikëruan kulturën tënë edhe jashtë përmasës sonë etnike!
Bëftë dritë të përhershme fanari Jot Maestro!