30 dhjetori është dita e Veteranit të UÇK-së – ditë kjo për të kujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarsisë për popullin e Kosovës.
Kryetari i AAK-së për shtetin e Gjermanisë, Ukë Blakaj, bën të ditur se në ditën e Veteranit të UÇK-së i kujtojmë me respekt, dinjitet e krenari ushtarët tanë më të mirë të Kosovës të cilët e bënë të mundur lirinë tonë.
“Të dashur veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , urime dita e juaj.
Respekt e falemnderim I pafund për kontributin tuaj për lirinë dhe pavarsinë e vendit.
Duke i nderuar veprat e ushtarëve të UÇK-së,nderojmë bijat e bijtë më të mirë të kësaj toke, të cilët jeni më meritorët për lirinë dhe shtetin e Kosovës”.
Në këtë ditë heroike kujtohet në përjetësi Prekazi e Gllogjani e shumë vatra të luftës duke mos u përkulur gjerë në fitore ndaj makinerisë serbe.
Kjo ditë sjell edhe betejen e parë të familjës së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz me 30 dhjetor 1991 – aty ku filloi rruga e lirisë.