Sportet me dorë

SHMU  ,,Musa Zajmi” kampione regjionale në hendboll

Edhe këtë  vit, Shkolla e Mesme e Ultë “Musa Zajmi” nga Gjilani është shpallur kampione regjionale në hendboll,  pasi që në finale ka mposhtur SHMU “Dëshmorët e Vitisë” me rezultat të thellë 11:0. Më herët, djemtë e kësaj shkolle në gjysmëfinale kishin mposhtur bashkëmoshatarët e tyre të SHMU  “Skënderbeu” nga Komuna e Kamenicës.

Është ky edhe një sukses i djelmoshave të kësaj shkolle që udhëhiqen nga pedagogu i kulturës fizike dhe sportit, Basri Dërmaku.

Kjo shkollë do ta përfaqësojë Rajonin e Gjilanit në garat republikane dhe tashmë kjo shkollë ka përvojën e duhur, ngase edhe në të kaluarën kishte arritur një sukses të tillë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like