Futboll

Vavalis i kënaqur me fitoren

Pas fitores 2:0 ndaj Ferroniklit ’74, Akis Vavalis, kryetrajner i Dritës ka deklaruar:

“Kemi ardhur për tri pikë dhe këtë e arritëm. Nuk jam i kënaqur me fazën mbrojtëse, sidmos te penaltia dhe në 2-3 raste të tjera. Në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Jam sidomos i kënaqur me performancën e Florian Smakiqit, ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Gati se është e sigurt se ndeshja e radhës me Gjilanin nuk do të luhet në Gjilan. Cdo ndeshje Drita – Gjilani është një derbi. Do të luajmë për fitore, për ne dhe për shikuesit. Sot është ditëlindja e nënës sime dhe fitoren ia dedikoj asaj.”/kryelajmi.com/.

You Might Also Like