Gjilan

Vazhdojnë rreshtimet në AAK

Përveç në uniformën çlirimtare, djemë të zotë e atdhetarë kanë vendosur të japin kontributin e tyre për të mirën e shtetit dhe të kombit duke u rreshtuar në vizionin e AAK-së në Gjilan dhe zyrtarisht krah Ramush Haradinajt.
Tanimë nuk ka dilema se Aleanca është alternativa e vetme që krijon e zhvillon, vepron e integron, subjekt që mban fjalën dhe prioritet e ka interesin qytetarë e shtetëror.
Aleanca çdo ditë po fuqizohet, sepse është subjekti i vetëm që ka krijuar strandard të ri në qeverisje, kudo, në qeverisjen qendrore dhe atë lokale.
Aleanca mbetet subjekti më transparent, po ashtu i hapur për të gjithë ata që kanë ide, ndjenja kombëtare e dashuri për vendin.
Aleanca është e hapur sepse është e pastër.
Mirë se erdhët në radhët e Aleancës, çlirimtarë!

You Might Also Like