Sportet me dorë

Venera Kadriu, volejbolliste e shkëlqyer

lorina   Shkruan: Lorina Mehmeti

Nuk është thjeshtë bashkëlojtare e imja në Klubin e Volejbollit Drita nga Gjilani. Ajo është edhe shoqe e imja e shkollës, por më shumë se gjithçka në jetë na bashkon loja e volejbollit. Venera Kadriun, reprezentuese e Kosovës në volejboll e njoh që nga viti 2013 dhe prej atëherë jemi shoqe të mira, andaj kjo ishte arsyeja që të dyja bashkërisht vendosëm t’i vijojmë mësimet në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe tashti jemi shoqe të një klase e të një banke.

Venera Kadriu është sportiste e shkëlqyer. Unë ia kam lakmi se si ajo angazhohet në lojë. Jep gjithçka nga vetja për të mirën e klubit, por mbi të gjitha, ajo që më le më së shumti përshtypje është vetëbesimi i madh i kësaj lojtareje, dëshira për të punuar edhe më shumë dhe arritja e synimeve që i vë vetes.

Zoti ia ka falur asaj talentin dhe vullnetin e ajo këto dhunti që i ka po i shfrytëzon në mënyrën më të mirë. Pos në palestër, ajo angazhohet edhe jashtë saj, kurse edhe në mesime gjithmonë është e përqendruar dhe asnjëherë nuk i la anash ato.

Unë, bashkë me Venerën kemi kaluar shumë momente emocionuese, së pari duke e përfaqësuar Kosovën në Poloni në lojërat ndërkombëtare nën moshën 18 vjeçare, pastaj luajtëm edhe në Ligën e Kampioneve, në Kupën e CEV e jemi çift edhe në lojën e Beach Volley.

Mbi të gjitha, më shumë se sportiste, Venera është shoqe e mirë, një person i dashur dhe shpresoj që gjithmonë ajo të mbetet e tillë, gjë në të cilën unë nuk dyshoj ngase ajo gjithmonë ka vullnetin për pozitivistet. Unë uroj që ajo në një të ardhme të afërt të mbërrijë majat e suksesit.

 

 

 

 

You Might Also Like