Shkruan: Shemsi Doda
Sonte në Teatrin e Gjilanit filloi “Talia e Flakës”2025 me shfaqjen e Teatrit Hadi Shehu -Gjakovë
BËJE OSE VDIS
Teksti: Jeton Neziraj
Regjia: Blerta Neziraj
Rolet: Jahja Shehu, Ernest Malazogu, Edi Kastrati, Armend Smajli, Albulena Kryeziu Bokshi, Altina Kusari.
Teatri politik nënkupton përdorimin e formave artistike, siç janë drama ose sallat e teatrove, për të shprehur ide, kritika ose komente mbi çështje politike, shoqërore apo ekonomike. Ky lloj teatri përpiqet të reflektojë realitetet dhe sfidat e jetës politike dhe komentin e drejtpërdrejtë për të angazhuar publikun dhe për të shkaktuar diskutime.
Jeton Neziraj shfaq situata reale ose të sajuara që ilustrojnë marrëdhëniet e pushtetit, padrejtësitë, luftën për të drejtat Kosovarëve si fenomen që ndikon në jetën e mijëra njerëzve që u persekutuan e dënuan me dekada nga regjimi i kohës duke e pasqyruar përmes individëve, ku shquhet Ukshin Hoti e disa të tjerë. Shpesh, qëllimi i tij është të nxisë reflektim dhe veprim te shikuesit, duke u bërë një mjet për aktivizëm dhe ndryshim shoqëror.
Regjisorja Blerta Neziraj duke pas shembuj të Teatrit politik veprat e autorëve si Bertolt Brecht, ajo përdor teknika që sfidojnë pritshmëritë tradicionale të teatrit për të përçuar mesazhe politike dhe për të inkurajuar publikun të mendojnë në mënyrë kritike mbi problemet aktuale.
Rolet: Të realizuara në kuadër të pritshmërive që burojnë nga ky tekst, me masë intonim lëvizje e disiplinë e vetmja që shquhet është Altina Kusari.
Skenografia: Minimale e shfrytëzuar maksimalisht.
Kostumet, Dritat, Muzika :Në funksion të shfaqjes
Pyetja që më kumbon, për çfarë shërben në të vërtetë teatri?! A është një mjet me të cilin formojmë dhe krijojmë diçka apo thjesht një mbrëmje e kaluar këndshëm ose jo?.
Megjithatë pë rshkak të senzivitetit të shfaqjes dhe natyrës së rrëfimit u duartrokit gjatë nga publiku në sallë.