Një ditë para fillimit të festivalit kulturor e sportiv ”Flakadani i Karadakut 2018” në Viti, për të njoftuan sa më mirë opinionin dhe qytetarët e komunës së Vitisë, por edhe të rajonit e më gjërë , Drejtoria për Kulturë Rini e Sport në Viti, përmes një Konferencë për medie, të organizuar sot , ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për hapjen e Manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2018”, që mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës Sokol Haliti.
Fatbardha Emini, zëdhënse e komunës së Vitisë para gazetarve ka shpalosur disa pika nga programi I aktiviteteve të këtij manifestimi I cili sipas saj do të nis nesër në ora 18,00 me që rast edhe dot të ndezet Flakadani I cili do të jetë I ndezur deri sat ë përfundoj ky manifestim më 26 mars e I cili manifestim mbahet për nderë dhe përkujtim të Njazi Azemit, komandant “
Mjekrra” nga Mogilla I cili sic dihet ra dëshmor në vijën e frontit si pjestar I UCPMB-së në vitin 2001.
Ndërkaq para gazetarve përmbajtjën e ktyre ativiteteve njëjavore e ka shpalos Drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Milot Lala, I cili duke shpalosur agjendën e aktiviteteve që parashihen të zhvillohen për gjatë javës në Viti, veq tjerash tha “ “Hapja e manifestimit do të bëhet nesër më 21 mars, pra të mërkurën prej orës 18:00 me ndezjen e flakadanit në sheshin “Nijazi Azemi”, kurse më pas, do të hapet një ekspozitë në shtëpinë e dëshmorit në Mogillë.
Në ditën e dytë të Manifestimit, më 22 mars, do të mbahen garat rajonale të recituesve prej orës 11:00, kurse Ora e madhe letrare më 23 mars, gjithashtu prej orës 11:00”, tha drejtori Lala. Gjithashtu, ai ka përmendur edhe Festivalin e Ansambleve dhe Shoqërive Kulturore Artistike që do të mbahet më 24,25 dhe 26 mars që edhe këtë vit ka karakter garues dhe marrin pjesë grupe nga gjitha trojet shqiptare, si dhe për herë të parë do të maarr pjesë një SHKA nga diaspora, respektivisht Zvicra.Aziz Zuka