Viti

Vitia edhe me një projekt mbi ekonominë e gjelbër, mbrojtjen e ambientit dhe produkteve bujqësore të shëndetshme

 

 

kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Local Solution Shqipe Shaqiri Islami dhe Leutrim Germizajn.Në këtë takim ësshtë biseduar rreth nismave  që kanë të bëjnë me realizimin e një projekti që ka për qëllim mbështetjen e ekonmive të vogla, por edhe mbrojtje të mjedisit dhe mbështetjes së fermerëve përmes njohurive mbi bujqësin organike dhe  fillimit të projektit, “Gjelberimi i ekonomise lokale në Kosovë permes bujqesise”, i cili projekt financohet nga Bashkimi Evropian ne kuader te projektit NAGE – Rrjetezim dhe Advokim per Ekonomine e Gjelber, që në Kosoveë implementohet nga Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës (NORDK).

Kryetari Haliti, ka theksuar se ky projekt është tejet i rëndësishëm, si për ekonomitë e vogla po ashtu edhe fermerët që i jep mbështetje për zgjerim të njohurive dhe trajnimeve të ndryshme mbi bujqësin organike. Ndërsa Shqipe Shaqiri -Islami, shprehu falenderim për bashkëpunimin tejet të shkëlqyeshëm me Institucionet komunale të Vitisë dhe Drejtorinë komunale të Bujqësisë. “Kjo iniciative do të implementohet ne Komunen e Vitise dhe ate te Ferizajt dhe ka per qellim te kontribuoj ne ngritjen e vetedijes mbi ekonomine e gjelber, mbrojtjen e ambientit, dhe produkte bujqesore te shendetshme permes ngritjes se kapaciteteve te fermereve dhe zgjerimit te njohurive mbi bujqesine organike”, ka thënë ajo.

 

Një takim i përfaqësuesve të organizatës “Local Solution” është zhvilluar edhe në zyrën e drejtoreshës se Bujqësise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Arlinda Sahiti, dhe zyrtare te kesaj drejtorie, me që rast ajo i njoftoi me projektet e realizuara deri më tani, planet për të ardhmen dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo drejtori. Po ashtu, drejtoresha Sahiti, ka theksuar se në vazhdimësi po angazhohen si drejtori e bujqësisë, që të mbështesin përmes projekteve të ndryshme nga donatorët dhe subvencionet, fermerët e komunës së Vitisë, që është edhe prioritet i qeverisjes komunale.Aziz Zuka

 

You Might Also Like