Aktivitetet për nder të festës së 28 Nëntorit-Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar, në komunën e vitisë, kanë filluar sot me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti. Institucionet komunale të Vitisë, në krye me zv. Kryetarin e Komunës, Hasan Aliun kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh për të përkujtuar më mëritorët për lirinë e këtij vendi. Kurse aty ata janë pritur nga familjar të dëshmorëve.
Homazheve pranë varreve të dëshmorëve, kanë bërë edhe përfaqësues të FSK-së, Policisë së Kosovës, subjekteve politike, zjarrfikës, mjekë si dhe shumë qytetarë. Por, ajo cka bie në sy ishte faakti se edhe tani homazhet bëhën ndaras ku subjektet politike ndaras bëjnë homazhe dhe nderime tek varrezat e atyre që janë më të merituarit për këtë liri që po e gëzojmë sot!
E me rastin ë kësaj Dite të Madhe , 28 Nëntorit – Ditës së pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar Shqiptarë, komuna e Vitisë, ka mbajtur sot manifestimin qendror në shtëpinë e kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Ndërsa në orët e paradites janë bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Vitisë.
Pas homazheve dhe vendosjen e kurorave të luleve në kompleksin e dëshmorëve në Viti, nga ana e përfaqësuesve të institucioneve komunale, subjekteve politike, mekanizmave të tjera si dhe qytetarëve, është mbajtur manifestimi qendror në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”.
Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu pasi që ju ka uruar gjithë shqiptarëve kudo që janë këtë festë, ka folur mbi rëndësinë që ka 28 Nëntori. “Dita e shpalljes së pavarësisë 28 Nëntori, është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të mëdhatë të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash. Heronjtë dhe dëshmorët shqiptarë, me heroizmin e tyre në të gjitha luftërat për çlirimin e trojeve dhe lirinë e popullit shqiptar, u bën pasuri kombëtare dhe janë më meritorët, për gjatë gjithë historisë për të tashmen dhe të ardhmen e kombit tonë” është shpreh zëvendëskryetari Aliu.
Kurse më pas në nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport është mbajtur një koncert me program të pasur kulturor dhe artistik. Ndërsa për nder të kësaj festë qendra e qytetit të Vitisë, ishte mbushur sot përlotë flamuj kuq e zi./Aziz Zuk