Futboll

Vjen fitorja e shumëpritur

 

Koha e rezultateve negative ka kaluar dhe KF Drita i  është kthyer fitoreve. Kësaj radhe ekipi bardh e kaltër nga Gjilani ka shënuar fitore ndaj Drenicës së Skenderajt, duke e bërë garën edhe më interesante në vazhdim të kampionatit.

Vendasit që nga fillimi i  ndeshjes kanë bërë me dije se imperativ të vetëm e kanë fitoren, andaj edhe kanë shënuar herët që në minutën 17, kur Kryeziu ka dhënë një gjuajtje nga largësia e topi është përplasur për shtyllën e majtë,  kurse në topin e dëbuar ka ndërhyrë Zeneli  dhe i  ndihmuar edhe nga një mbrojtës mysafir topi është future në rrjetë.

Mysafirët mirë e kanë nisur pjesëlojën e dytë dhe që në minutën 47, pas një gjuajtje të furishme të Arifajt nga 18 metra, topi është futur në këndin e epërm të djathtë të Halimit.

Golin e dytë që e ka shënuar Drita, bie mbi supet e portierit mysafirë, i  cili pas një harkim të zëvendësuesit Livoreka, duke dashur që të dëbojë topin mbi traversë, atë e futi në rrjetë për rezultatin final Drita – Drenica 2:1./Kryelajmi/.

You Might Also Like