Drita është shpallur kampion për herë të tretë në histori. Klubi gjilanas ka festuar pas barazimit të Gjilanit me Ballkanin (2-2) në kuadër të xhiros së 32-të dhe është hedhur menjëherë në festë, raporton Gazetasheshi.com.
Për FC Dritën është titulli i tretë në histori të klubit, ndërkohë i dyti brenda pak vitesh në epokën e presidentit Valon Murseli.
I pari i klubit ‘bardhekaltër’ ka reaguar pas këtij suksesi, derisa ka uruar gjithë tifozërinë e kësaj skuadre.
“Urime FC Drita, urime Intelektualet.
Welcome home
Drita krenari, Drita dashuri, e vetmja me je ti”, ka shkruar Murseli.
/Gazeta Sheshi/