Futboll

Vllaznia bënë edhe një goditje të madhe

Vllaznia e Pozharanit, anëtare e re e Superligës së Kosovës në futboll nuk e ka ndërmend të ndalet. Radhët e saja po shtohen me futbollistë cilësorë, kurse kësaj radhe klubi kuq e gjelbër ka bërë edhe një goditje, duke sjellë në radhët e veta një futbollist tejet cilësorë. Maliq Behluli është emër i ri në klubin e Vllaznisë, i cili është një mesfushor i spikatur dhe edhe më shumë do të forcojë ekipin e Vllaznisë.

Klubi pozharanas, nën udhëheqjen e Sallah Sherifit ka disa ditë që i ka filluar përgatitjet, kurse numri i lojtarëve cilësorë po rritet nga dita në ditë.

 

You Might Also Like