Futboll

Vllaznia e Pozharanit nis me grumbullimin e ekipit

 

Vllaznia e Pozharanit, klub që në stinorin e kaluar bashkë me Ulpianën ishin përjashtuar nga Liga e Parë e Kosovës, Grupi B po kalon nëpër fazën më të vështirë në historikun e saj. Deri dje, u duk se klubi vështirë do të mund të organizohej, por në një takim të djeshëm, u gjetën njerëz vullnetmirë të cilët ndërmorën masa që klubi të riorganizohet e mos të ndërprenë garat.

Qysh sot, kryesia e tashme i ka ftuar të gjithë futbollistët aktivë nga Pozherani apo rrethina që nesër nga ora 17:00 të paraqiten tek Stadiumi “Ibrahim Kurteshi” në Pozheran, pasi që siç është thënë,  nga nesër do të fillojnë të bëjnë grumbullimin e skuadrës së re, ku edhe do fillojnë përgatitjet për sezonin e ri. /kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like