Vllaznia e Pozharanit nuk e ka nisur mirë stinorin pranverorë, ngase që në start është mposhtur nga Vushtrria me rezultat 1:2.
Golin e vetëm për pozharanasit e ka shënuar lojtari i tyre Daniel Tette.
Me këtë humbje Vllaznia mbetet në pozitën e fundit në tabelë në Ligën e Parë dhe do të vazhdojë të luftojë për mbijetese në tabelë.