Vllaznia e Pozharanit seriozisht ka vënë kandidaturën për t’u bërë anëtare e Superligës së Kosovës në futboll. Ekipi pozharanas ka kohë që nuk di për humbje, kurse këtë të dielë ia ka dalë të shënojë fitore si mysafire në ballafaqim me Kosovën e Prishtinës me rezultat 2:1.
Golat për ekipin e Vllaznisë i kanë shënuar Lirian Ferati dhe Jasir Bajrami. Me këto tri pikë, Vllaznia edhe më shumë përforcohet në pozitën e tretë.