Gjilan

VV homazhe te varri i dëshmorit të kombit Abdullah Tahiri

Një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i përbërë nga kryetarja e qendrës në Gjilan Besa Baftiu, udhëheqësi i komitetit për siguri të lartë Shemsi Syla dhe aktivistë të tjerë, ka bërë homazhe dhe ka vënë kurora lulesh te varri i dëshmorit të kombit Abdullah Tahiri, njërit nga udhëheqësit e parë të Zonës Operative të Karadakut.

Sot, është përvjetori i tetëmbëdhjetë i vrasjes së tij në burgun e Dubravës në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa dorasit vazhdojnë të jenë të lirë, pa u gjykuar nga askush!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

You Might Also Like