LAJME

VV: Ja përse e lëshuam seancën

Këshilltarët komunal të Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit, si rezultat i mos formimit të qeverisë komunale. Edhepse kanë kaluar 5 muaj që nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve dhe fillimi i punës së Kuvendit Komunal, Lutfi Haziri, i cili vjenë sa për sy e faqe dhe nuk ka as më të voglin interesim ti përcjellë seancat deri në fund, duket se nuk ka as më të voglin interesim as për formimin e qeverisë lokale.

Gjatë seancës së sotme, kryetari Lutfi Haziri tha se nesër do të dalë me qëndrimet lidhur me koalicionin qeverisës, por me sa duket, nuk e ka as afër arritjen e një marrëveshje me ndonjërën nga partitë në Kuvend.

Komuna e Gjilanit, deri më sot nuk e ka të emëruar asnjë drejtor të Drejtorive Komunale, ndërkaq problemet vetëm po shtohen e shqetësimet e qytetarëve vetëm sa po rriten, duke mos pasur kujt ti adresohen ato ose nga kush të kërkohet përgjegjësi.

Prandaj, shefi i grupit të Lëvizjes Vetëvendosje! Nevzad Isufi, tregoi vërejtjet e grupit duke i adresuar kritika të ashpëra kryetarit të komunës Lutfi Haziri, që akoma nuk e ka bërë qeverisjen komunale si dhe mos gatishmërinë e tij për dialog. Isufi tha se kryetari Haziri edhe sot në Kuvend e tha vetëm të tijën dhe iku, pa ia mundësuar këshilltarëve komunal të replikojnë në mënyrë që të dialogohet dhe të dëgjojë atë që anëtarët e Kuvendit kannë për të thënë. Ai madje tha se injoranca e pozitës nuk mund të gëlltitet lehtë dhe kritika pati edhe në formën se si janë konstituuar komitetet, ku pati manipulime të shumta nga ana e kryesueses së Kuvendit Shpresa Kurteshi Eminni, në raport me përfaqësuesit e Lëvizjes, me gënjeshta dhe trillime nga më të ndryshmet.

You Might Also Like