Gjilan

VV nuk e votoi as raportin financiar janar – dhjetor 2017

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, nuk e votuan kalimin e Raportit Financiar Janar-Dhjetor 2017, duke e cilësuar si të mangët dhe shumë sipërfaqësor

Shefi i grupit parlamentar Nevzad Isufi, ka paraqitur të gjetura nga ky raport, që përkojnë komplet me të dhënat e raportit të vitit 2016.

“Një gjë interesante është se në të njëjtën faqe, pra në fillim, te shpenzimet komunale dhe te

subvencionet mbetet planifikimi i njëjtë, madje nuk dallon as për një cent të vetëm, ky planifikim me

atë vitit 2016. Shtrohet pyetja si e paskemi një precizitet kaq të madh, apo më lehtë ka qenë të

përshkruhet ky planifikim nga viti paraprak, edhe pse buxheti i vitit 2017 dallon nga ai vitit 2016 për

më shumë se 1.3030447€. Po sa ta krijojmë këtë mendim se me çfarë preciziteti paskemi planifikuar,

menjëherë demantohemi më poshtë të njëjtën faqe, se nuk kemi pasur një planifikim dhe shpenzim

të mirë të buxhetit tregon edhe shifra e mjeteve të pashpenzuara që përfshijnë shumën prej

2.145.300,34€, që do të thotë se kemi afër 1 milion euro apo më saktë 986.663,28€ të pashpenzuara

me tepër se në vitin e kaluar”, ka thënë Isufi.

Isufi më tutje ka thënë se po të ndalemi te faqja 2, te buxheti në mënyrë sintetike, te zyra e Kryetarit del se përkundër rritjes së buxhetit për këtë zyrë në shumën 32.340€ në raport me vitin e kaluar, kemi më pak subvencione se në vitin e kaluar dhe kemi rritje të buxhetit për mallra dhe shërbime. Prandaj shuma prej 196.303.80€ nuk duket aspak e vogël, dhe në të vërtetë është më e madhe se te shumica e

drejtorive tjera për këtë kategori, pra të mallrave dhe shërbimeve. Si p.sh. më e madhe se te

drejtoria e administratës së përgjithshme për 36.000€, ose gati sa gjysma e buxhetit të drejtorisë

për shërbime publike, infrastrukturë dhe banim.

Në faqen 11 te planifikimit përfundimtar për vitin 2017, është interesant të vërehet se si ka lëvizur

numri i punëtorëve nëpër drejtori të caktuara, pa kurrfarë transparence. Kështu p.sh te zyra e

Kryetarit kemi pasur 29 punëtorë gjatë vitit 2016, tash kemi 33 punëtorë, pra kemi 3 punëtorë më

shumë. Te Administrata publike kemi pasur 50 punëtorë më 2016, në 2017 kemi 43 punëtorë. Se këtu kemi të bëjmë shifra të pasakta te kjo drejtori dihet që gjatë kohës së zgjedhjeve kemi pasur më së shumti punësime, e këtu me shifra duket sikur kemi zvogëlim të numrit të punëtorëve. Te zyra e prokurimit kemi një kemi një punëtor më pak se vitin e kaluar, te Shërbimet publike një më shumë, te Zyra e Komuniteteve 2 më shumë, te Bujqësia dhe pylltari 1 më shumë, te zhvillimi ekonomik 2 më shumë, te Kadastri dhe Gjeodezia një më pak, tek Urbanizmi dhe Mbrojtja e mjedisit 3 më shumë, te Kultura Rinia dhe sporti 3 më shumë, te DKA kemi 2 më tepër, te Arsimi parashkollor dhe qerdhet 18 më tepër, te Arsimi fillor 18 më pak, ka thënë tutje Isufi.

Te fq. 19, te kapitulli subvencionet, në kodin 21120, subvencione për entitete Publike ( teatër,

bibliotekë) shumë në rregull, është cekur për teatër dhe bibliotekë, por nën te kemi kodin 21200,

subvencionet për entitete jopublike në shumë prej 16.086.00€ dhe në një kod më poshtë në kodin

22200 pagesat për përfitues individual në shumë pre 44.991.27€ , të gjitha këto nga subvencione

nga zyra e Kryetarit. Këtu mbeten plotësisht anonim të subvencionuarit nga entitet publike dhe

përfituesit individual, të cilët përfitojnë rreth 61.000€, pra nuk e dimë as kush janë ata as sa janë ata.

Shtrohet pyetja për çfarë transparence të buxhetit bëhet fjalë në këtë rast.

Në faqen 25, te kapitulli shpenzimet kapitale, në kodin 31690 ku shkruan Pajisje tjera, ndërsa në

shtyllën Administrimi i arsimit kemi shumën 142,740,37€. Pra shtrohet pyetja çka është kjo pajisje

tjera, çfarë janë këto pajisje për kë janë këto pajisje, sepse nuk janë dhjetëra euro as, qindra euro,

por qindra mijëra, ndërsa ne duhet të mjaftohemi vetëm me fjalët pajisje tjera.

Te fq. Projektet e financuara nga granti i vitit 2017, natyrisht do të duhej ta kishte faqen 27, sepse

disa fletë kanë faqe e disa nuk kanë, pra te kodi i departamentit 48027 shkruan ndërtimi i aneksit të

SHF në fsh. Ponesh, ndërsa çmimi është 941.39€. Pra bëhet fjalë për një projekt të kryer në vitin

2016, por ta lëmë këtë po ku ka aneks shkolle që ndërtohet me 941.39€, ka thënë nnë fund Isufi.

Ankesa dhe kritika pati edhe nnga këshilltarja Arbëreshë Kryeziu Hyseni, e cila konnkretisht foli për renovimet në shkollënn fillore “Vehbi Ibrahimi” në Uglar dhe renovimet në ambulantën në Malishevë.

“Drejtoria e Arsimit, thuhet ti ketë shpenzuar 100,545 euro, kryesisht për renovime të shkollave, në mesin e së cilave renovime përmendet edhe shkolla “Vehbi Ibrahimi” që gjendet në fshatin Uglar. Pas një takimi që kam pasur ditë më parë me drejtorin e shkollës, kam kuptuar që në këtë shkollë, i vetmi renovim qe eshte bere, nese mund te quhet renovim, eshte nderrimi i dritave, te cilat jane djegur si mungese e rrufepritesit, ne vlere prej 283 euro. Të mos i përmendim kushtet e mjerueshme në të cilat nxënësit e kesaj shkolle vijojnë mësimin. Madje drejtori vet më ka treguar një numër të shkresave që ia ka drejtuar Drejtorisë së Arsimit, në lidhje me kërkesa të ndryshme, shkresa këto për të cilat as edhe një të vetmen herë nuk i është kthyer përgjigjje. Në mesin e këtyre shkresave është edhe kërkesa për mbulimin e transportit të nje kompanie private që ka dashur ta mbushe oborrin e shkolles me dhe pa pagese. As nje shume prej 200 eurosh nuk ka arritur ta siguroje nga komuna.

Njejtë thuhet të jenë shpenzuar 532 euro për renovime në ambulantën e fshatit Malisheve, ndërsa pas kontakteve me personelin e kësaj ambulante, kam kuptuar që në këtë ambulantë që nga viti 2014 nuk është bërë as edhe më i vogli renovim”, ka thënë Hyseni, ndërsa e ka konsideruar shqetësuese rënien në drejtoritë e Zhvillimit Ekonomik dhe Shërbimeve publike, të cilat as në vitin 2016, njejtë sikurse as në vitin 2017, nuk ka pasur realizim të të hyrave të planifikuara. Përkundrazi, në të dyja këto drejtori, rënia ka shkuar duke u thelluar, në të dyja këto vite.

Pakënaqësi ka shprehur edhe këshilltarja Arijeta Rexhepi, e cila ka thënë se te projektet kemi një mungesë totale të transparencës , kemi një përshkrim të thjeshtë të projektit , e në disa raste vetëm emri i projektit pa asnjë të dhëne. Një shumë të lartë që nuk saktësohet se cka është punuar saktësisht është edhe sinjalizimi horizontal, vertikal dhe numërizimi i objekteve në vlerë prej 124,024 euro.

“Një shumë tjetër që me shqetëson te QKMF për mallra dhe shpenzime është vlera e

shpenzuar prej 293,185 euro , ndërsa nga kjo shumë për furnizime mjeksore ka ndarë

56 498 euro”, ka thënë në fund Rexhepi.

You Might Also Like