ZGJEDHJET 2025

Zgjidhja afatgjate e furnizimit me ujë në komunën e Gjilanit dhe në gjithë Kosovën

Zgjidhja afatgjate e furnizimit me ujë në komunën e Gjilanit dhe në gjithë Kosovën.
Pjesë e programit tonë zgjedhor 2025 – 2029, lidhur me menaxhimin i ujërave dhe furnizimi me ujë në Gjilan dhe në gjithë Kosovën.
Ne kemi hartuar një program të detajuar për infrastrukturën ujore duke planifikuar projekte të rëndësishme për katër vitet e ardhshme.
Qëllimi ynë është të ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për furnizimin me ujë të pijshẽm në të githë
Kosovën,
Kjo qasje do të kontribojë në përmirësimin e furnizimin me ujë, përmes realizimit të këtyre projekteve:
– Ndërtimi i Pendës së Pollatës në Podujevë.
– Ndërtimi i Pendës në Dragaçinë, Komuna e Suharekës.
– Ndërtimi i digës së Kuqicës në Drenicë.
– Ndërtimi i pendës në Desivojcë, dhe
– Zgjidhja afatgjate e furnizimit me ujë në komunën e Gjilanit, e cila do të arrihet përmes tri opsioneve të projekteve kryesore për ndërtimin e pendave:
– Ndërtimi i pendës në rrjedhën e lumit Morava e Binçës tek Shusht në Viti.
– Ndërtimi i pendës në rrjedhën e lumit Llapushnica pranë fshatit Pogragjë, dhe
– Ndërtimi i pendës në rrjedhën e lumit Lepenc pranë fshatit Firajë, Komuna e Shtërpcës ( Projekti i Lepencit).
Realizimi i këtyre projekteve ka vetëm një alternativë, atë në numrin 137✅️ dhe
numrin tim 43✅️.

You Might Also Like