Futboll

𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖: Futbolli nuk pranon të kaluarën, të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje

Në prag të ndeshjes së xhiros së 8-të, 𝐊𝐅 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐞𝐯𝐚 – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 kryetrajneri, 𝑨𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 dhe futbollisti, 𝑳𝒆𝒐𝒏𝒂𝒕 𝑽𝒊𝒕𝒊𝒋𝒂 në konferencë për media njoftuan për përgatitjet dhe atmosferën në klub.
Kryetrajneri, 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 theksoi se DRITA duhet të vazhdojë me intensitetin e njëjtë dhe në çdo ndeshje të tregoj vlerë e karakter.
“Duhet të vazhdojmë me intensitetin e njejtë pavarësisht skuadrës që kemi përballë. Jemi të ndërgjegjshëm për kualitetin e skuadrës sonë, por duhet që në cdo ndeshje apo edhe në cdo stërvitje të tregojmë vlerat tona. Futbolli nuk pranon të kaluarën, por duhet që në çdo ndeshje të tregosh vlerat dhe me qasje të tillë duhet të shprehemi edhe nesër. Nesër duhet ta trajtojmë ndeshjen sikur ajo të jetë e fundit për ne dhe të bëjmë maksimumin për të marrë maksimumin. Pres që të performojmë në lojën tonë, pastaj do të tregojmë e të jemi të rrëzikshëm për ta fituar ndeshjen”, ka thënë 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Ndërkaq, futbollisti 𝑽𝒊𝒕𝒊𝒋𝒂 shpreson në rezultat pozitiv.
“Realisht nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, duke e parë që më nuk ka ndeshje të lehta. Duke e parë formën që e kemi në ekip dhe cilësinë që e kemi brenda do të shkojmë të marrin maksimumin nga kjo ndeshje dhe të kthehemi me rezultat pozitiv. Motivi te ne është gjithmonë i njejtë, sepse mundohemi t’i qasemi ndeshjeve me seriozitetin më të madh”, theksoi 𝑽𝒊𝒕𝒊𝒋𝒂.
Kurse, trajneri ynë poashtu shtoi se FC DRITA ka lënë prapa fitoren në derbi dhe i gjithë fokusi është te ndeshja e radhës.
“Cdo fitore rrit besimin te skuadra, por më besoni që me futbollistët e kemi lënë prapa atë ndeshje dhe i gjithë fokusi është te ndeshja e ndesëme. Po e shohim një kampionat të rivalizuar dhe momentin që nuk del te maksimumi yt çdo skuadër mund të ndaloj. Për momentin më gëzon forma e skuadrës dhe nesër duhet të qasemi me shumë autoritet, sepse edhe kundërshtari ka qëllimet e veta dhe mund të befasoj”, potencoi 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Për ndeshjen e nesërme janë të gatshëm të gjithë futbollistët.
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit, https://fb.watch/fAeAs3XUPu/

Ndeshja 𝐊𝐅 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐞𝐯𝐚 – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 zhvillohet nesër e shtune, ora 15:00 në stadiumin “Liman Gega” në Malishevë.

You Might Also Like