SC Gjilani mundi Kikën në miqësore
Sport Club Gjilani dhe Kika nga Hogoshti janë përballur në një miqësore që është zhvilluar këtë të mërkurë, shkruan kryelajmi.com.
Pas 90 minutave lojë ndeshjen e ka fituar SC Gjilani me rezultat të ngushtë 1:0 me një gol të shënuar nga braziliani Elton Calé.
Gjilani që ka nisur kampionatin me shumë probleme, cdo ditë po sjell risi në ekip dhe në Superligën e Kosovës në Futboll nga tri ndeshje ka fituar vetëm një pikë dhe zë pozitën e parafundit në tabelë. Ndërkohë, Koka nga Hogoshti garon në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll dhe tri ndeshje të zhvilluara zë pozitën e tetë në tabelë me tri pikë të grumbulluara./kryelajmi.com/.