Gjilan

PDK mbanë  takim mobilizues me strukturat e degës së PDK-së në Gjilan, duke mirëpritur kandidatin për kryeministër Bedri Hamza.

Ky takim masovik, jep mesazhin më të mirë për të gjithë ne, që ditët e rënda ekonomike, arsimi i degraduar, shëndetësia e sëmurë, vetmia kolektive, braktisja nga miqtë ndërkombëtarë e shumë e shumë problemet të tjera serioze, tashmë e kanë zgjidhjen me PDK-në e Bedri Hamzën.

Po punojmë shumë e çdo ditë, me vullnet e energji, optimizëm e ndershmëri, për të ofruar platformën më të mirë, serioze e të nevojshme qeverisëse për qytetarët e republikës sonë.
Me besimin e tyre, vendit tonë do të ja rikthejmë shpresën e dinjitetin e zbehur.

Ky fragment është përmbledhësi më i miri i këtij takimi plot optimizëm.

Na priftë e mbara! ❤️

You Might Also Like