Të nderuar qytetarë, aktivistë dhe përkrahës të LDK-së,
Ju falënderojmë nga zemra për besimin, angazhimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Edhe pas një periudhe të gjatë e të lodhshme me procese të njëpasnjëshme zgjedhore, ju treguat përkushtim, durim dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme.
Falënderim i veçantë për qytetarët tanë për vetëdijen e lartë qytetare dhe demokratike të treguar në këtë proces, duke dëshmuar edhe një herë kulturë politike, pjekuri dhe përkushtim ndaj vlerave demokratike.
Mirënjohje të veçantë për çdo aktivist që punoi pa kursyer kohë e vullnet, për çdo qytetar që kontribuoi me votën dhe zërin e tij, si dhe për të gjithë ata që qëndruan pranë nesh në çdo sfidë.
Mbështetja juaj është forca jonë për të vazhduar përpara me përgjegjësi, dinjitet dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve.
Faleminderit për besimin dhe për rrugëtimin që po e vazhdojmë së bashku!



