“Intelektualët” ftesë për mbështetje të FC Drita për ndeshjen kthyese ndaj skuadrës Malteze, Floriana
Të Martën, me fillim nga ora 20:00, DRITA e luan ndeshjen e rradhës europiane në Prishtinë!
Pas barazimit të mbrëmshëm, Krenaria e Qytetit synon fitoren dhe kalimin në rundin e tretë të Conference League. Skuadra jonë e zemrës kërkon të përsëris suksesin e sezonit të kaluar, me një tjetër plasman historik.
Por, për të arritur diçka të tillë, DRITËS i duhet me patjetër përkrahja jonë. I duhet mbështetja dhe prezenca e tifozërisë, e Djemve të Qytetit e çdo Dritashi, pa përjashtime …
Andaj, të Martën nuk ka punë, nuk ka angazhime tjera. Çdo antar i familjes tonë Bardhë e Kaltër e ka vetëm një rrugë atë ditë. Rruga që na dërgon drejtë stadiumit ‘Fadil Vokrri’, rruga që asnjëherë nuk ndalon!
Me detajet e udhëtimit do të njoftoheni gjatë javës. Bëhuni gati. Me 1998 për 1947. Sa më masivisht, vetëm për emrin DRITA, arsyja që ne jetojmë …
Me TY ne u rritëm … kado që TI shkon ⚪️🔵





