Futboll

Drita më konkrete në realizimin e rasteve

Në një atmosferë të zjarrtë, në stadiumin e mbushur përplot janë ndeshur dy ekipet pretendente për titull kampioni e për dalje në Evropë, Drita dhe Gjilani, në të cilën edhe kësaj radhe kanë ngadhënjyer lojtarët bardh e kaltër të Dritës me rezultat 2:0.

Pjesëloja e parë ka treguar krejt ndryshe, ngase në të lojën e ka dominuar Gjilani, I cili tri herë ka qëlluar shtyllat, dy herë transversalen dhe një herë tërthorësen.

Që në minutën 3, Dritën e ka shpëtuar tërthorësja, kur nga gjuajtja e dënimit Maloku ndonëse u shtri sa mundi nuk ia doli të prek topin, por që fatmirësisht për lojtarët e Dritës ai nuk u fut në rrjetë.

Në minutën 20, Sebiano Plaku ndonëse ishte në të majtë bukur gjeti këndin e poshtëm të majtë të portës së Dritës, po topi u kthye në fushë e Gërbeshi duke dashur ta dëbojë atë e qëlloi tërthorësen dhe në të dy rastet Drita pati fat të madh. Pjesëloja e parë është mbyllur edhe me një shtyllë të qëlluar, por kësaj radhe nga Namani I Dritës, I cili gjuajti nga largësia dhe qëlli shtyllën e majtë të Haxhihamzës.

Pjesëloja e dytë I ka takuar Dritës, ekip që ishte më konkret në realizimin e rasteve. Pas disa huqjeve të Gjilanit, momeni I golit arriti në minutën 65, kur Haxhimusa është shërbyer nga e djathta dhe pa ndonjë vështirësi futi topin në rrjetë, pasi që më herët e kishte qëlluar topin me kokë.

Një pakujdesi e mbrojtësit të majtë të Gjilanit, I cili nuk e ruajti topin sa duhet, por edhe vetëmohimi I madh I Rexhës, I ka kushtuar shumë ekipit të Gjilanit, ngase pas një harkimi të Fazliut ishte sërish Haxhimusa në vendin e duhur dhe sërish me kokë e futi topin në rrjetë.

Deri në fund Gjilani nuk ia doli që të shënojë së paku një herë dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2:0 në të mirë të Dritës.

You Might Also Like